Trajneri i ri i Bayern Munchen, Rummenigge eksperimenton me legjendën e klubit

11 Nëntor 2019
18:54
Eraldo Harlicaj
back button

Një ide e çmendur nga Gjermania: Bayern Munchen po mendon të afrojë si trajner Xabi Alonson. Ish-mesfushori i bavarezëve ka lënë një figurë fantastike në klub me sjelljen dhe karakterin e tij. Spanjolli ka nisur rrugën drejt trajningut dhe momentalisht po drejton ekipin e dytë të Real Sociedadit. 

Presidenti i bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge, ka konfirmuar momentalisht në krye të stolit Hans-Dieter Flick. Asistenti i Kovac ka fituar në dy ndeshjet e para ndaj Olympiakos-it dhe Borussia Dortmundit. Ai ka fituar besim të paktën deri në një lëvizje tjetër. 

Dëshira e madhe e bordit drejtues është tekniku i Ajax-it, Ten Hag. Trajneri i kampionëve të Holandës ka qenë te Bayern Munchen si zëvendës i Pep Guardiolës dhe sukseset me Ajaxin kanë lënë mbresa të mëdha te klubi kampion. Në rast se Ten Hag nuk pranon ofertën e Bayernit me shumë mundësi Rummenigge do të kalojë te mesfushori Xabi Alonso. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit