Trajneri i ri i Napoli, De Laurentiis befason: Në tavolinën time janë 20 kandidatura

5 Qershor 2023
11:25
Telesport
back button

Luciano Spalletti it ha lamtumirën Napoli pas ndeshjes së fundit në kampionat dhe tani për kampionët e rinj të Serie A nis gjithçka nga e para. Duke nisur që nga gjetja e një trajneri të ri. Ai që ka folur për këtë çështje është presidenti i Napoli, Aurelio de Laurentiis, që ka befasuar me deklaratën e tij.

Për këtë çështje duhet seriozitet, profesionalizëm dhe aftësi për të duruar. Kemi gjithë muajin qershor për të vendosur. Mund t’ju them se në tavolinën time janë 20 kandidatura, nga e gjithë Europa. Dje, gjatë përgatitjeve për festën, reflektoja dhe mbaja shënime, duke u bërë trajneri i vetes time”, tha De Laurentiis.

Nuk do të nxitohemi në zgjedhjen që do të bëjmë. Kam dëgjuar shumë emra në media, pothuajse të gjithë ata janë në listën e kandidatëve, por ka edhe të tjerë. Dua që të bëjmë një zgjedhje të mirë dhe profesionalisht të përshtatshme për një ekip kampion, që do të luajë në kampionat dhe Europë”,  tha De Laurentiis.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit