Trajneri i ri i Spanjës nis spastrimin, grumbullon vetëm 11 vetë nga Botërori

17 Mars 2023
11:52
Telesport
back button

Te Spanja pritshmëritë për grumbullimin e lojtërave në kombëtare ishin të mëdha, pasi tashmë në krye të skuadrës iberike është Luis de la Fuente. Ai zuri vendin e Luis Enrique, që u largua pas zhgënjimit në botërorin Katar 2022.

Kombëtarja spanjolle do të luajë më 24 e 28 mars dy ndeshjet e para kualifikuese të Euro 2024, ndaj Norvegjisë dhe Skocisë. Trajneri De La Fuente ka publikuar sot listën, ku ka mjaft ndryshime krahasuar me atë të Botërorit.

Nga ai turne i 4 muajve më parë janë grumbulluar vetëm 11 futbollistë, ndërsa gjysma tjetër e skuadrës është lënë jashtë. Ja lista:

Portierë: Kepa, Robert Sanchez, David Raya.

Mbrojtës: Gayá, Balde, Laporte, Iñigo Martinez, Nacho, David García, Porro, Carvajal.

Mesfushorë: Rodri, Zubimendi, Gavi, Fabián, Merino, Ceballos, Pedri.

Sulmues: Morata, Olmo, Nico Williams, Bryan Gil, Oyarzabal, Aspas, Joselu, Gerard Moreno.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit