Trajneri i Shakhtarit thumbon gazetarin spanjoll pas fitores së Realit: “Goli i Mbappe nuk të pëlqeu, kurse ky sot…”

20 Tetor 2021
17:09
Telesport

Sfida që ai ndoshta kishte ëndërruar prej disa kohësh: ulja në stol në Ligën e Kampionëve për të udhëhequr ekipin e tij kundër Real Madridit nuk shkoi shumë mirë për Roberto De Zerbi.

Një ndeshje e dytë jo për t’u mbajtur mend pas asaj të raundit të mëparshëm, e luajtur gjithmonë në shtëpi kundër Interit dhe qe përfundoi me barazim zero në zero. Dje rezultati në Ukrainë ishte shumë i ndryshëm: djemte e Ancelotti luftuan kundër Shakhtar duke fituar 5-0, rezultat ky që e lë skuadrën e De Zerbi në vendin e fundit në Grupin D me vetëm një pikë, duke pasur parasysh se edhe ndeshjen e parë në shtëpinë e Sherif Tiraspolit përfundoi me humbje.

Pas ndeshjes, ish -trajneri i Sassuolo – edhe pse pranoi se nuk kishte ndeshje aspak dhe Reali meritoi – u ankua për golin që zhbllokoi rezultatin në minutën e 37 -të të pjesës së parë, një autogol i shënuar nga Kryvtsov në një përpjekje për të hequr topin ndaj Benzema të nisur drejt portes se Shakhtarit.

Sipas De Zerbi, pozicioni jashtë loje i sulmuesit të Realit duhej të sanksionohej: “Goli duhej të anulohej për shkak të pozicionit jashtë loje të Benzemas”. Pozicioni i rikonfirmuar në konferencën për shtyp, kur trajneri 42-vjeçar nga Brescia iu përgjigj në mënyrë provokuese një pyetjeje mbi temën dhe iu drejtua një gazetari spanjoll: “Por goli i Mbappe nuk ju pëlqeu… a nuk është e njëjtëa gje?!”

De Zerbi i referohet golit shumë të kontestuar të shënuar nga sulmuesi i PSG në finalen e Ligës së Kombeve midis Francës dhe Spanjës, një episod në të cilin opinioni publik iberik shkoi shumë, duke akuzuar gjyqtarin Taylor se kishte zbatuar keq rregulloren.

Në realitet, ai vendim ishte i saktë, por De Zerbi përdor atë precedent për të argumentuar pakënaqësinë e tij: “Real Madrid sonte  bëri Real Madridin. Eshtë e vështirë për të gjithë, jo vetëm për Shakhtar. Duke thënë këtë , për mua rregulli nuk është logjik, sepse ndërhyrjet e lojtarit tim dhe atij të Spanjës, nëse nuk do të ishin Benzema dhe Mbapé, nuk do të kishin ndodhur në atë mënyrë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit