Trajneri i Torinos: Wolves kush? Nuk i njoh…

7 Gusht 2019
15:16
back button

Prag Europa League për Torinon e Walter Mazzarrit: të enjten në mbrëmje, në fakt, ora 21:00, Belotti & Co do të përballen me ekipin bjellorus të udhëhequr nga Elis Bakaj, Shakhtyor Soligorsk, në turin e tretë kualifikues të Europa League.

Trajneri flet për kundërshtarin: “Kanë kaluar një turn, kanë treguar se janë ekip i fortë, solide dhe eksperte. Kanë shumë ndeshje në këmbët e tyre, por edhe ne jemi përmirësuar në gjendjen tonë fizike: kemi shanse të mira për të kaluar turin. Eshtë e rëndësishme të luajmë në shtëpi, publiku do të na japë ndihmë. Do të ishte mirë të mos pësonim gol”.

Më pas, gazetarët e thumbojnë mbi sfidën ndaj Ëolves në playoff, nëse edhe anglezët kalojnë turin e tretë ndaj Puynik. “Kush? Nuk i njoh! Nuk dua të flas, sepse mendoj për Soligorsk. UEFA nuk duhet të hedhë short mes tureve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit