Trajneri i “tripletës” në Skoci në stolin e Tottenham, vijnë edhe dy përforcimet e para

6 Qershor 2023
9:27
Telesport
back button

Mediat britanike konfirmojnë se Ange Postecoglou do të jetë trajneri i ardhshëm i Tottenham. Palët do të nënshkrojnë një kontratë 2-vjeçare, me opsion për një të tretë. Postecoglou, i lindur në Athinë, ka jetuar në Australi, duke drejtuar edhe kombëtaren e këtij vendi.

Prej vitit 2021 ai është trajneri i Celtic në kampionatin skocez dhe këtë sezon arriti t’i fitojë të trija trofetë: Kampionatin, Kupën e Skocisë dhe Kupën e Ligës Skoceze. Një trajner që ka shkëlqyer gjatë dy sezoneve të fundit në Skoci, duke fituar 5 nga 6 trofetë e mundshëm.

Skuadra e Tottenham i beson trajnerit 57-vjeçar me origjinë greke, që e konsideron si profilin e duhur për të nisur një cikël të ri te skuadra londineze. Bashkë me Postecoglou do të vijnë edhe mesfushori James Madison nga Leicester si dhe mbrojtësi Max Kilman nga Wolves, për të cilët trajneri i ri ka dhënë miratimin e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit