Trajneri ikonë e NBA-së: Trump nuk është një lider por një idiot

2 Qershor 2020
12:01
Telesport
back button

Trajneri i San Antonio Spurs dhe kombëtares amerikane të basketbollit, Gregg Popovich, ka përdorur tone të ashpra në adresë të presidentit Donald Trump, pas trazirave të ditëve të fundit. Trazira që janë shkaktuar mbarë Amerikën pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd nga një polic.

Këtë dhunë e racizëm e kemi parë edhe më parë, por asgjë nuk ka ndryshuar. Ndaj këto protesta sot janë të dhunshme. Nuk kemi një lider që të kuptojë problemin. Nëse Trump do të kishte sadopak tru, edhe sikur të ishte 99% cinik, duhej të thoshte diçka për të bashkuar njerëzit”, tha Popovich, një nga trajnerët ikonë në NBA.

Më tej, Popovich shton: “Trump nuk i intereson të bashkojë njerëzit, është një i sëmurë mendor, një idiot, që i intereson vetëm ajo që i sjell benefite. Duam një president që të na thotë “Black Lives Matter”, por ai nuk flet. Trump është një president që shkatërron, prania e tij në krye të vret, ndaj dhe fshihet në Shtëpinë e Bardhë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit