Trajneri kërcënon Allegrin: Ekipin tim do ta stërvis unë edhe sezonin tjetër

17 Maj 2019
19:13
Telesport
back button

Në prag të ndeshjes që skuadra e PSG-së do të luajë nesër në kampionat ndaj Dijon, trajneri Thomas Tuchel ka konfirmuar se ai do të jetë në stolin e ekipit kampion edhe sezonin tjetër. Ai u shpreh se detyra e tij në krye të Paris Saint Germani nuk është aspak në rrezik. Madje as tani një tjetër trajner i papunë mund ta kërcënojë, Massimiliano Allegri, që sot deklaroi divorcin me Juventusin.

Sezonin e ardhshëm unë do të jem sërish në stolin e PSG-së, këtë ekip do ta stërvis sërish unë. Kam shumë gjëra për të sistemuar, të cilat nuk arrita t’i bëj këtë vit. Madje do të nis shumë më herët punën time, për të përmirësuar gjithçka. Kjo do të bëhet me mua dhe asnjë trajner tjetër”, u shpreh Tuchel, duke mohuar zërat se ai do të largohet për t’i lënë vendin Allegrit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit