Trajneri kërcënon numrin 1 në botë: Dua 20% të fitimit të tenistes

20 Mars 2019
11:03
Telesport
back button

Të jesh një yll në sport ndonjëherë ka pasoja. Ajo që po e vuan në kurriz këtë gjë është tenistja japoneze Naomi Osaka, fituese e dy grand slam të fundit (US Open dhe Australian Open) dhe aktualisht numri 1 në botë. Tenistja 21-vjeçare një muaj më parë divorcoi nga trajneri i saj Sascha Bajin, shoqëruar nga disa paraqitje të dobta, që mund t’i rrezikojnë kreun.

Gjithsesi, sipas TMZ, një ish-trajner i tenistes japoneze, Christophe Jean, ka hedhur në gjyq Naomi Osaka dhe kërcënon t’i marrë 20% të fitimit të saj. Personi në fjalë deklaron se ka nënshkruar një kontratë me babain e tenistes në vitin 2011.

Sipas kontratës, ai ka stërvitur gratis tenisten dhe motrën e saj në këmbim të 20% të fitimit që ato do të siguronin gjatë karrierës së tyre. “Naomi është një yll në sport dhe janë të shumtë ata që duan të përfitojnë. Është thjesht një thashethem, që do ta kalojmë”, tha avokati i tenistes japoneze.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit