Trajneri Sylvinho gëzohet, Federata mbyll akordin për një tjetër test prestigjoz para Euro 2024!

14 Shkurt 2024
18:45
Telesport
back button

Në kuadër të përgatitjeve pë Euro 2024, ku Shqipëria do të përballet në fazën e grupeve ndaj Italisë, Spanjës dhe Kroacisë, kombëtarja kuqezi do të luajë edhe disa miqësore dhe tashmë në mars u arrit akordi të ndeshemi kundër Kilit.

Federata Shqiptare e Futbollit ka rënë dakord me Federatën e Futbollit të Kilit që kjo ndeshje miqësore të luhet në stadiumin ‘Enio Tardini’, në Parma të Italisë, më 22 mars, duke nisur nga ora 20:45.

Kjo është ndeshja e parë në histori mes këtyre dy përfaqësueseve. Kili është një nga ekipet kombëtare më me histori në Amerikën Latine, teksa ka fituar dy herë Copa America-n dhe ka marrë pjesë në disa finale të kampionatit Botëror të futbollit.

Sakaq, më 25 mars, Shqipëria do të luajë edhe miqësoren e dytë të këtij muaji, ndaj Suedisë. Ky takim do të luhet në stadiumin “Friends Arena” të Stokhomit, në ora 19:00.

Këto dy ndeshje miqësore janë në kuadër të përgatitjeve të Kombëtares për Europianin “Gjermani 2024”, ku trajneri Silvinjo do të ketë mundësinë që të testojë lojtarët dhe ekipin kuqezi pas thuajse 4 muajsh nga ndeshja e fundit.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit