Trajnerin e Premier League e presin gjarpërinjtë në ndeshjen ndaj ish-ekipit

10 Dhjetor 2018
19:25
back button

Tifozët e Watford do të sulmojnë ish-trajnerin e tyre Marco Silva me gjarpërinj gome kur të ndeshen me Everton në Goodison Park të hënën.

Portugezi është shkarkuar nga Hornets në janar pas vetëm tetë muajsh në stolin e ekipit ku fitoi vetëm një nga 11 ndeshjet e para të Premier League.

Gjithsesi, Watford fajëson Silva-n për paraqitjen e dobët të ekipit pas interesit të Everton që e tundoi në nëntorin e kaluar.

Everton eventualisht emëroi Sam Allerdyce si pasardhësin e Ronald koeman pasi nuk arriti marrëveshjen me ish-trajnerin e Hull.

Por Silva mori drejtimin e ekipit në fund të sezonit të kaluar dhe ai do të përshëndetet me gjarpërinj gome që simbolizojnë tradhtarët hileqarë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit