“Trajnerin Gega e hoqi Olsi Rama”, gazetari i njohur sportiv e thotë hapur!

5 Qershor 2020
13:45
Telesport
back button

Partizani po kalon një ndër momentet më të vështira të presidencës së Gaz Demit. Pas titullit kampion të vitit të shkuar, këtë sezon rezultatet kanë qenë tepër të dobëta dhe renditja flet qartë: ekipi i kuq është vetëm 2 pikë larg zonës “playout” dhe tani mund të thithet edhe nga lufta për mbijetesë.

Lirim Zalla, gazetari i njohur sportiv në vend, në emisionin “Pressing” në ABC News foli edhe për Partizanin. Fillimisht ai bëri këtë analizë: “E kishit vënë në qendër drejtorin. Kush nuk vjen nga fusha e futbollit ka vështirësi. Partizani prish burimin, harron që duhet të mbushë sërish ujë.  Hoqën trajnerin që i nxori kampion pas shumë vitesh. Duke vepruar kështu nuk kanë ngritur kokë. Kanë ekip për të qenë më lart.

Mangësia më e madhe për mua është Sormani. Me Skënderbeun pashë që mungonte në fushë. Daja e kishte lexuar lojën e Partizanit. Italiani ishte inaktiv për ta ingranuar skuadrën. E thashë, drejtuesit e prishën burimin. Gega nuk është i vjetër. Në momentin e parë e hoqën. Ka ndodhur edhe më parë”.

Më pas, Zalla flet me emra: “E kanë larguar Gegën. Olsi Rama e ka hequr, meqë e kishte merak Sula”. Më pas edhe Starova shtoi: “Unë të besoj për këtë që thua. Verifikoje a i ka shkuar presidentit t’i thotë se është larguar”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit