TRANSFERIM I KRYER! Milot Rashica do të luajë në Premier League. Detajet dhe fjalët e para

22 Qershor 2021
17:32
Telesport
back button

Norwich City ka konfirmuar nënshkrimin e Milot Rashica nga Werder Bremen.

Futbollisti i Kosovës, i cili luan si mesfushor sulmues ose anësor, ka nënshkruar për një shifër ende të pazbuluar  një kontratë katër-vjeçare në “Carrow Road”.

Rashica, 24 vjeç, bëri 87 paraqitje në Bundesliga dhe shënoi 21 gola në katër sezone e gjysmë me Bremen.

Lajmi vjen pasi The Athletic zbuloi se Norëich ka shumë shpresë për të nënshkruar me ndërkombëtarin skocez Billy Gilmour në huazim nga Chelsea ndërsa ata vazhdojnë rekrutimin e tyre pas promovimit të tyre në Premier League.

“Unë jam me të vërtetë i ngazëllyer që luaj para tifozëve të Norwich dhe në Premier League. Unë sigurisht që do t’i jap më të mirën këtij klubi futbolli në çdo ndeshje dhe shpresoj të entuziazmoj tifozët me shumë gola dhe asistime. Mezi pres të filloj”.

“Unë di disa gjëra për klubin, veçanërisht stilin e lojës së Daniel Farke. Dua të vazhdoj të mësoj dhe të zhvillohem si lojtar dhe person dhe mendoj se stili i lojës këtu do të të përshtatet shumë”.

“Kam folur me trajnerin dhe e di se çfarë dëshiron të shohë nga unë. Këto biseda me të kohët e fundit kanë qenë një ndihmë e madhe dhe unë jam shumë i ngazëllyer”

Trajneri Daniel Farke shtoi: “Miloti është një lojtar shumë interesant dhe jemi të kënaqur që kemi mundur ta sjellim atë te Norwich City”

“Shumë klube të larta kanë qenë të interesuar në nënshkrimin e tij gjatë sezoneve të fundit dhe ai ishte shpesh i lidhur me një lëvizje të madhe parash”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit