Transferimi i Rashicës, Lala konfirmon gjithçka

13 Shkurt 2020
21:27
back button

Milot Rashica pranë largimit nga Werder Bremen? Ofertat nuk mungojnë, këtë e ka konfirmuar edhe agjenti i tij, ish-lojtari i përfaqësueses shqiptare, Altin Lala. 

“Ka shumë klube që janë interesuar për të, madje ka pasur edhe biseda,” shprehet Lala për Weser-Kurier. 

“Duhet të jemi të përgatitur për çdo skenar të mundshëm,” vijon Lala, duke folur edhe për mundësinë e rënies nga kategoria të Bremenit. 

Aktualisht klubi më i interesuar për kosovarin thuhet të jetë Borussia Dortmund, por edhe Schalke 04. 

23-vjeçari vlerësohet rreth 35 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit