Transferimi rrufe, lojtari nesër kryen vizitat mjekësore tek Interi

19 Gusht 2019
19:16
Telesport
back button

Në Angli janë të sigurt: Alexis Sanchez nesër do të jetë në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe për të kompletuar transferimin nga Manchester United te Interi. Lajmin e konfirmon e përditshmja britanike “The Sun”, që shprehet se palët kanë arritur akordin për këtë transferim të sulmuesit kilian.

Edhe pse ky transferim lindi vetëm pak ditë më parë, duket se nuk zgjati aq sa ai i sulmuesit Romelu Lukaku, ku palët negociuan për dy muaj. Sanchez do të vijë në formë huazimi falas me të drejtë blerje pas një viti me vlerën e 15 milionë eurove.

Ndërkohë që klubet do të ndajnë në mes rrogën e lojtarit (merr 550 mijë euro në javë). Mësohet se edhe Alexis Sanchez ka dhënë “OK”-in e tij për t’u rikthyer në Serinë A, ku më parë ka luajtur me Udinese. Lojtari do të mbajë fanellën me nr.7.

Sanchez me fanellen e United

Lajme të tjera

Lajmet e fundit