Transferoi sulmuesin serb në Premier League, arrestohet agjenti i Courtois!

11 Shtator 2019
19:37
back button

Agjenti Chrisophe Henrotay është arrestuar në Monako pas një investigimi të gjatë, që e lidhin atë me pastrimin e parave në transferimin e futbollistëve.

Sipas informacioneve të “AFP” bëhet fjalë për investigimin e transferimit të Aleksandar Mitrovic nga Anderlecht tek Newcastle për 13 milionë paund, në vitin 2015.

Policia konfirmoi se hetimi i gjatë është zhvilluar në tre vende të ndryshme: Monako, Belgjikë dhe Londër.

Agjenti belg u arrestua në Monako, ndërsa asistenti i tij në Liege të Belgjikës. Hije e dyshimit kishin rënë që në muajin prill, por në atë kohë nuk u kryen arrestime, pasi priteshin prova të tjera për t’u zbardhur.

Henrotay aktualisht ka lojtarë të mëdhenj në menaxhim si: Thibaout Courtois i Real Madridit dhe Yanncik Carrasco i Dalian Yifang. Ndërsa më herët ka patur në patronazh lojtarë si Lukaku e Mirallas.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit