Traore në merkato? Liverpool e Barcelona mbeten “thatë”

19 Tetor 2020
18:02
Eraldo Harlicaj
back button

Sulmuesi i Wolves, Adama Traore, mbetet një nga futbollistët më të diskutuar të momentit. The Sun bën me dije se futbollisti nuk ka ndërmend të largohet nga “Ujqërit”, pavarësisht se skuadra e tij nuk është në nivelin e klubeve që e duan.

Ekipe nga Serie A, La Liga dhe rivalë në Premier League e duan, por lojtari ka vendosur të rinovojë me skuadrën e tij. Adama Traore do të rinovojë me ekipin e tij. Ai pritet të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me ekipin e tij.

Kontrata e re do të jetë dhe me rritje rroge, pasi Traore do të fitojë 100.000 sterlina në javë. Barcelona dhe Liverpooli do të mbeten thatë, pasi Wolves do të ketë sërish Traoren në dispozicion.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit