Tre gola të Haaland s’mjaftojnë, në Dortmund ndodh e pabesueshmja. Mainz shtang Bayern-in (Pamjet)

30 Prill 2022
17:29
Denis Hakanaj
back button

Java e 32-të e Bundesliga-s ka dhuruar dy rezultate të pabesueshme. Kampionët e freskët të Bayern-it janë mundur 3-1 në fushën e Mainz-it. Burkardt ka ndëshkuar bavarezët në minutën e 18-të pas një gafe të portierit Ulreich.

MAINZ-BAYERN MUNICH VIDEO

Niakhate ka dyfishuar avantazhin në të 27-ën pas një përgjumje të mbrojtjes së bavarezëve, ndërsa i përhershmi Robert Lewandowski ka rihapur sfidën në minutën e 33-të.

Ky ka qenë goli i 18-të i polakut në ndeshjet e luajtura në transfertë në një sezon të Bundesliga-s, një rekord i ri për numrin më të madh të golave të shënuar në transfertë në një sezon të kampionatit gjerman.

Në pjesën e dytë pritej kundërpërgjigjja e bavarezëve, por ka ardhur goli i tretë i vendasve. Barreiro ka shënuar në minutën e 57-të dhe ka fiksuar shifrat në 3-1.

Akoma më e pabesueshme ajo që që ka ndodhur në Signal Iduna Park, ku Borussia Dortmund është mundur 4-3 nga Bochum-i, pasi ka arritur të përmbysë një avantazh 2-0 falë tre golave të Haaland.

BORUSSIA DORTMUND-BOCHUM VIDEO

Befasia për skuadrën e Rose ka ardhur në minutën e 81-të dhe të 85-të, me Locadia-n që ka barazuar fillimisht ndeshjen 3-3 dhe Pantovic që ka realizuar golin e fitores 4-3.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit