Tre talente nga Inter i bashkohen kombëtares së Shqipërisë

4 Dhjetor 2018
20:05
back button

Pas seleksionimeve në Greqi, drejtuesit e ekipeve zinxhir të kombëtares janë duke kërkuar talente në Itali. Ndonëse ende nuk është konfirmuar asnjë emër i përzgjedhur nga FSHF, janë klubet ato që kanë dhënë lajmin, madje dhe emrat e lojtarëve të përzgjedhur.

As më pak e as më shumë, por klubi i gjigantëve të Inter, ka lajmëruar në faqen zyrtare, se tre futbollistë me orgjinë shqiptare, që luajnë në Akademinë zikalëtr, do të bashkohen me ekipet zinxhir të kombëtares kuqezi.

I pari është Riad Krasniqi, i datëlindjes 2001, që luan si sulmues. Krasniqi, sipas moshës që ka, duhet të bashkohet me me ekipin U-19 të Shqipërisë. Antionio Vishaj, i grupmoshës së vitit 2005 luan në mesfushë.

Edhe ky është një ndër talentet e zbuluar në Akademinë e Inter dhe që pritet të bashkohet me ekipet zinxhir të kombëtares. Emri tjetër është ai i Samuele Casa, po mesfushor, por i grupmoshës 2006, që ka tërhequr vëmendjen e trajnerëve dhe skautëve të ekipeve të kombëtares.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit