Juventus, Roma dhe Inter brenda 8 muajsh, rekordi i mbrojtësit italian!

14 Janar 2020
13:37
back button

Matteo Politano përgatitet të largohet nga Interi. Ish-futbollisti i Sassuolos nuk do të grumbullohet nga Conte për Kupën e Italisë përballë Cagliarit që do të luhet në “San Siro” sonte. Një sinjal i rëndësishëm që tregon se shitja e tij është tashmë pranë dhe se negociatat me Roma vazhdojnë për shkëmbimin me Spinazzola.

Pas dëmtimit të Zaniolot, në fakt, Roma ka hedhur sytë nga Politano: tratativa ka nisur ditën e hënë dhe Spinazzola, ish i Juventusit, gati të transferohet te Interi. Gjithçka shumë shpejt për mbrojtësin e krahut, duke qenë se në verë u transferua nga “Zonja” te Roma dhe tani te Interi. Një rekord me vete ky.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit