“Treni i fundit për kampionatin”, – Shehi karikon Kukësin

5 Korrik 2020
13:42
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Kukësit, Orges Shehi, ka folur para kryesfidës me Tiranën që do të luhet nesër në orën 17:45. Ekipi verilindor ka mundësinë për të ngushtuar diferencën e pikëve në një ndeshje direkte, ose përndryshe mund të cilësohet kapitull i mbyllur titulli kampion.

“Jemi të vetëdijshëm që është takimi më i rëndësishëm i joni. Luajmë me një kundërshtar që renditet i pari dhe është i shkëputur, ndaj mendoj se është ndeshja më e rëndësishme e sezonit dhe treni i fundit për të qenë pranë objektivave.

“E kemi përgatitur maksimalisht sfidën dhe do të hedhim në fushë lojtarët më në formë, që t’i përshtaten edhe kundërshtarit. Patjetër që është një mungesë e rëndësishme ajo e Shkurtajt. Është pika jonë e referimit, siç e kam thënë edhe herë të tjera, është golashënuesi më i mirë. Futbolli i tillë është, ka edhe dëmtime. Ndaj duhet të shohim përpara”, – tha Shehi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit