Treni i fundit për Shkëmbin, 90 minuta vendosin të ardhmen e Teutës

17 Prill 2019
11:13
Eraldo Harlicaj
back button

Teuta është në krizë të thellë! Ekipi durrsak ka 4 humbje radhazi nga kampionati në Kupë, prej atyre që djegin shumë dhe me rezultate që të lënë shenja. Trajneri Bledi Shkëmbi është në një moment mjaft delikat, pasi ka humbur besimin e drejtuesve të klubit, ndërsa ekipi nuk po i përgjigjet siç duhet në fushën e lojës. Merkatoja e janarit ishte dështim, pasi borderoja u fry, por rezultatet janë më të dobëta.

Presidenti Edmond Hasanbelliu ka punuar për zëvendësimin e teknikut korçar, por tregu i varfër ka bërë që të mos gjejë alternativën e duhur. Durrsakët kanë humbur dhe vendin e tretë që të çon në Europë, pasi Flamurtari i ka parakaluar dhe i ka lënë 4 pikë mbrapa. 

Teuta mund të marrë frymë këtë fundjavë, pasi do të ketë takimin ndaj Kamzës. Një moment që i lejon klubit durrsak të marrë frymë dhe të qetësohet. Tre pikët në këtë pikë të sezonit janë të rëndësishme, pasi kampionati është në sprintin final. 

Pas Kamzës, Teuta do të luajë ndaj Kukësit në transfertë. Sfidë shumë e vështirë, por duhet kaluar me sukses. Në rast se bregdetarët përjetojnë një humbje tjetër, atëherë me shumë mundësi Shkëmbi dhe Teuta do të ndajnë rrugët. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit