Trezeguet ‘tradhton’ Francën: “Në Botëror do të jem tifoz me…”

16 Gusht 2022
15:23
Denis Hakanaj
back button

David Trezeguet, ish-sulmues i Francës dhe Juventus-it, ka dhënë një intervistë për Bolavip, në të cilën ka folur për botërorin e ardhshëm që do të zhvillohet këtë dimër në Katar.

Pavarësisht lidhjes së ngushtë që ka me kombëtaren e Gjelave, ish-futbollisti ka pranuar se ka një ndjenjë të veçantë për një kombëtare amerikanojugore dhe, më saktësisht, për Argjentinën e Lionel Messi-t.

“Është e qartë se Franca do të jetë kandidatja numër 1 për të fituar Kupën e Botës”, ka thënë Trezeguet duke folur për vendin e tij. “Është një kombëtare që ka bërë një punë shumë të rëndësishme në vitet e fundit”.

Megjithatë, duket se ish-sulmuesi shpreson që të shikojë fituese në Katar një skuadër tjetër: “Kam dëshira ta shikoj Argjentinën që fiton Botërorin e ardhshëm”.

Të shohim nëse Trezeguet do të jetë me të vërtetë një tifoz i Albiceleste-s apo nëse në zemrën e tij do të ketë vend vetëm për Francën, me të cilën ka fituar disa trofe të rëndësishëm si lojtar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit