Tri javë luftë me Covid-19, presidenti i Real Madridit del nga izolimi

23 Shkurt 2021
9:53
Alfred Lleshi
back button

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka rezultuar negativ në testin e fundit për koronavirusin, pasi fillimisht u konfirmua i infektuar më 2 shkurt. Perez kaloi gati tri javë në karantinë, pasi nuk u lejua të kthehej në punë derisa të rezultonte negativ. Presidenti 73-vjeçar tani është i lirë të kthehet në detyrat e tij, megjithëse nuk do të udhëtojë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Atalantën, në Itali.

Klubi madrilen e njoftoi këtë lajm të mirë përmes faqes së vet në internet: “Real Madrid CF informon se presidenti ynë, Florentino Perez, ka marrë rezultate negative për Covid-19 në dy testet PCR që ka kryer në 48 orët e fundit. Florentino Perez nuk do të udhëtojë drejt Bergamos për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atalantës, por do të jetë në ‘Real Madrid City’ nesër (sot) për t’i parë të gjithë anëtarët e ekipit tonë të parë, përpara udhëtimit drejt Italisë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit