Tri ndryshime në ekzekutim, ja sekreti i Leo Messit në goditjet e lira

15 Dhjetor 2018
11:56
Alfred Lleshi
back button

Një dhimbje koke e vërtetë për portierët kundërshtarë. Në repertorin e tij të pafund, pavarësisht mendimit të fundit të Pelé, ylli i Barcelonës ka dëshmuar në vitet e fundit se është një specialist i goditjeve të lira në mënyrë të drejtpërdrejtë. Me një strukturë të frikshme të goditjes, ai e tejkalon pengesën (murin) e kundërshtarit dhe topi përfundon në rrjetë. Sidoqoftë, Leo Messi nuk ishte gjithmonë aq vdekjeprurës në ndeshje.

Ylli argjentinas nisi të shfaqet me këtë specialitet në sezonin 2008-2009. Messi nënshkroi golin e tij të parë, pas trembëdhjetë goditjesh të lira (të ndara në 3 sezone) dhe që atëherë nuk e ka humbur takimin e tij me golin. Njëmbëdhjetë sezone të njëpasnjëshme duke i kapërcyer pengesat, nga lart ose nga poshtë, për të mbushur statistikat spektakolare personale: 32 gola në 407 goditje të lira.

Golat nga goditjet e lira të Leo Messit, sipas sezoneve, gjatë karrierës së tij
2004/05: 0 gola – 0 nga goditja e lirë
2005/06: 0 gola – 0 nga goditja e lirë
2006/07: 1 gol – 0 nga goditja e lirë
2007/08: 5 gola – 0 nga goditja e lirë
2008/09: 7 gola – 1 nga goditja e lirë
2009/10: 16 gola – 2 nga goditja e lirë
2010/11: 21 gola – 1 nga goditja e lirë
2011/12: 49 gola – 3 nga goditja e lirë
2012/13: 44 gola – 3 nga goditja e lirë
2013/14: 36 gola – 3 nga goditja e lirë
2014/15: 50 gola – 2 nga goditja e lirë
2015/16: 42 gola – 4 nga goditja e lirë
2016/17: 45 gola – 2 nga goditja e lirë
2017/18: 72 gola – 7 nga goditja e lirë
2018/19: 19 gola – 4 nga goditja e lirë

Produktiviteti i “10” në periudha të caktuara ka arritur nivelet e tij më të larta në dy sezonet e fundit. Jo vetëm për shkak se godet më shumë, se për vite është bërë ekzekutuesi kryesor i goditjeve të lira te Barcelona dhe ekipi kombëtar argjentinas, por sepse perfeksionuar në këtë drejtim.

Kjo, falë trajnimit më shumë në këtë specialitet, ndryshimit të strategjisë së goditjes së topit dhe përdorimit të shkumës së bardhë në botën e futbollit, që s’i lejon pengesat (muret) e kundërshtarit të afrohet më shumë se largësia e përcaktuar. Të tre këto faktorë e kanë bërë pothuajse të pamundur për çdo kundërshtar, që t’i çaktivizojë “bombardimet” e Leo Messit.

Përdorimi i shkumës së gjyqtarit për të vendosur barrierat në goditjet e lira e ka rritur efektivitetin e argjentinasit. Me pengesën e vendosur në 9.15 metra, tani me detyrim, busulla që drejton Messin ka më shumë kuptim se kurrë. Është e vështirë të mbahet mend një goditje, që përplaset në murin e ngritur nga kundërshtari.

Po ashtu, argjentinasi ka ndryshuar edhe mënyrën e goditjes së topit. Për të ekzekutuar në mënyrë të përsosur një goditje të lirë duhen koordinuar aftësi të ndryshme: forcë, pozicionim, goditje, balancë dhe vizion. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e ka ndryshuar mënyrën e tij të goditjes së topit në kësi rastesh, duke u ushtruar shumë në stërvitje, duke pasur përballë “kukullat plastike”.

Një nga ndryshimet kryesore të Messit është në këmbën e mbështetjes (me një kënd prej 50°) në rastin e goditjeve të lira. Në fillim përdorte të djathtën si këmbë mbështetëse për të mbajtur ekuilibrin e gjithë trupit, duke goditur me pjesën e jashtme të këpucës, gjë që e bëri atë të humbiste stabilitetin dhe kontrollin në goditje. Tani krijon bazament më të mirë në tokë, para se të godasë topin.

Për të përmirësuar saktësinë e goditjes, Messi ka ndryshuar edhe pozicionin e trupit të tij. Para se të godasë topin, harkon trupin (supet dhe gjoksin). Goditja e topit është më “kompakte” se në vitet e tij të para.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit