“Tri pikë, por ne duhet të bëjmë më shumë për tifozët”. Kështu u shpreh trajneri i Manchester United, Amorim, pas fitores me përmbysje në derbi kundër Manchester City.
Tekniku i “Djajve të kuq” është me këmbë në tokë, pavarësisht rezultatit. “E shoh ndeshjen e njëjtë deri në 85 minuta, ndoshta kjo bisedë do të ishte pa dy golat në fund, do flisnim ndryshe”.
“Lojtarët e City ishin në lojë për 90 minuta. Ne nuk e kontrolluam rezultatin, por ishte një ditë e mirë për ne, sepse e merituam fitoren”.
“Ne e deshëm fitoren më shumë kur shënuam golin e parë. I falenderoj dhe i uroj lojtarët e mi për performancën”, tha Amorim pas ndeshjes.