Tri skuadra të Premier League çmenden për mesfushorin e kombëtares, ankand për ta marrë

31 Mars 2023
11:50
Telesport
back button

Mesfushori i kombëtares angleze Declan Rice (41 ndeshje e 3 gola me “tri luanët”) është kthyer në një nga futbollistët më të dëshiruar në merkaton e verës. 24-vjeçari luan me skuadrën e West Ham dhe ka një kontratë që skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Ndaj, pritet që të lërë ekipin pas disa muajsh, për të evituar që në vitin 2024 të largohet me koston zero. Në gjurmët e tij janë vënë dy ekipet e Manchesterit si dhe Arsenal, të gatshëm të paguajnë rreth 80 milionë euro për kartonin e tij.

Rice që po shkëlqen prej disa sezonesh në Premier League ka dëshirë të luajë në Champions League e të fitojë trofe, ndaj dhe i ka kërkuar klubi ta lërë të lirë. Gjithsesi, për momentin asnjë nga ekipet pretendente nuk po lëviz, pasi presin se ku do të përfundojë West Ham këtë sezon.

Në rast se ky ekip do të bjerë nga kategoria edhe vlera e mesfushorit do të bjerë ndjeshëm. Sipas “Standart”, largimi i Declan Rice është i paevitueshëm, por West Ham shpreson të arkëtojë sa më shumë, ndërkohjë që pritet një ankand i fortë për të siguruar shërbimet e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit