Triologjia Fury-Wilder zhgënjen me arkëtimet, më pak shitje PPV se sfida e dytë

18 Tetor 2021
13:09
Telesport
back button

Ndonëse në ring boksierët Deontay Wilder dhe Tyson Fury dhuruan spektakël 10 ditë më parë, në një nga duelet më të bukur të historisë së peshës së rëndë, ky event nuk ka arritur ato shifra shikueshmërie që pritej.

Sipas mediave amerikane, shitjet me pagesë PPV (pay per view-paguaj për ta parë) nuk arritën kuotat e pritura. Në total, kjo sfidë ka realizuan 900 mijë PPV, nga të cilët 600 mijë në Amerikë dhe 300 mijë Britaninë e Madhe dhe vendet e tjera.

Kjo shifër është më e ulët se ajo e revanshit (shkurt 2020), ku u arritën 1.2 milionë PPV (850 mijë në Amerikë dhe pjesa tjetër jashtë saj). Këto shifra tregojnë se edhe arkëtimet e premio për dy boksierët janë më të ulta nga parashikimi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit