Triologjia mes Fury dhe Wilder shtyhet për në shkurt të 2021-shit

10 Gusht 2020
14:09
Telesport
back button

Triologjia e peshave të rënda në boks mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të zhvillohet në shkurt të vitit të ardhshëm. Lajmin e konfirmoi promotori i njohur i boksit Bob Arum, njëkohësisht edhe menaxheri i Fury.

Arum tha se sfida do të shtyhet për në shkurt të 2021-shit, me shpresën që ajo të zhvillohet në prani të shikuesve. Sipas tij, data 19 dhjetor që ishte parashikuar të zhvillohej dueli i tretë, nuk garanton shikuesit për shkak të pandemisë së Covid-19.

Gjasat janë që kjo përballje ta zhvillohet javën e parë të shkurtit 2021 edhe pse për momentin nuk ka asgjë zyrtare. Fury, kampion bote në peshën e rëndë, mposhti Wilder me “KO teknik” në duelin e dytë të zhvilluar në shkurt të këtij viti, duke i marrë titullin kampion bote.

Ndërkohë që, sfida e parë mes tyre u mbyll në barazim. Problem për Fury do të jetë WBC, titullin e të cilit ai mban, që kërkon ta zhvillojë këtë sfidë brenda këtij viti.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit