Triologjia Wilder-Fury do të jetë sfida më e shtrenjtë në histori për fansat

9 Korrik 2020
9:41
Gentian Spiri

Fansat që dëshirojnë të shohin “live” sfidën e tretë mes boksierëve Tyson Fury dhe Deontay Wilder duhet të mendohen mirë para se të marrin një vendim. Kjo sfidë është parashikuar të zhvillohet më 19 dhjetor në “Allegiant Stadium” të Las Vegasit.

Një stadium me 65 mijë vende (deri në 72 mijë), por duke parë situatën e krijuar nga koronavirus jo i gjithë stadiumi do të mbushet me tifozë. Duhen respektuar masat anti-Covid 19 dhe do të respektohet distancimi social.

Për këtë arsye, në treg do të hidhet një numër i limituar biletash, ndoshta 1/3 e numrit total të fansave që mban ky stadium. Kjo do të bëjë që biletat që do të shiten do të kenë një çmim më të lartë se e zakonshmja e këtij stadium.

Gjithsesi, organizatorët do të përballen edhe me faktin se shumë fansa të boksit janë të papunë për shkak të krizës së krijuar nga pandemia. Ndaj, ata nuk mund t’i blejnë biletat edhe pse është një sfidë e madhe boksi në peshën e rëndë.

Kjo është sfidë e vlefshme për titullin kampion bote në peshën e rëndë, nuk është një duel dosido. Ndaj do të jenë bileta të shtrenjta, ndërkohë që do të respektojmë edhe rregullat e vendosura”, thanë organizatorët e triologjisë Fury-Wilder.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit