Tripletë ndaj Realit e driblime sensacionale, Barça klonon Iniestan e së ardhmes (VIDEO)

21 Gusht 2019
14:08
back button

Quhet Ilaix Moriba dhe është 16 vjeç, i lindur në Guinea, por me pasaportë spanjolle. Ai luan në akademinë e Barcelonës, me ekipin U-18 dhe është lojtari më i paguar në historinë e La Masia.

Moriba luan si mesfushorë qendre dhe në këmbët e tij ka tepër klas. I gjatë dhe me fizik tepër të fortë, por teknika nuk i mungon aspak. Ai mori më shumë famë në tripletën e madhe që shënoi ndaj Real Madridit pak kohë më parë, teksa njëri prej golave ishte direkt sapo filloi loja, me një goditje nga mesi i fushës.

Së fundi, 16-vjeçari është bërë protagonist me një tjetër gol të jashtëzakonshëm. I gjendur para mbrojtjes, mesfushori i driblon të gjithë, duke përfshirë edhe portierin dhe më pas nuk preferon të godasë dhe të shënojë, por ia pason shokut të skuadrës, duke kompletuar një aksion të bukur dhe me një veprim akoma më të bukur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit