“Triplete nga City?”, Cole: United im mbetet më i fortë

6 Qershor 2023
18:00
Denis Hakanaj
back button

Ish-legjenda e United nuk ka dyshime se Tripleta e Cityt këtë sezon mund ta bëjë ekipin e Guardiola-s të konsiderohet një skuadër më e mirë se Djajtë e Kuq dhe Tripleta e tyre.

Manchester City mund të fitojë Triplete-n nëse do të arrijë të triumfojë në finalen e Champions League, pasi ka  fituar Premier League dhe FA Cup.

Megjithatë, të paktën sipas Andy Cole, nuk mund të ketë asnjë krahasim me Manchester United e vitit 1999.

Duke folur për Four Four Two, ish-kampioni i Djajve të Kuq tha: “Tashmë ta quash Manchester Cityn skuadrën më të mirë në historinë e Premier League është një mungesë e plotë respekti për Manchester United.

“Nëse Manchester City fiton Triplete-n, ata nuk do të jenë një ekip më i mirë se Manchester United. Unë nuk do të ndërroja asnjë nga lojtarët tanë me një lojtar të Manchester City.

“Do të ishte mungesë respekti për shokët e skuadrës. Për më tepër, Manchester United është ende, edhe sot e kësaj dite, i vetmi që ka fituar Triplete-n…”.

Me pak fjalë, për Andy Cole krahasimi është më se i rrezikshëm dhe, në të vërtetë, vetë ish-futbollisti theksoi se ka ende një finale të Champions League për të luajtur përpara se të flitet vërtet për Triplete…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit