Trippier: Liverpool? Mund të ankohen sa të duan

20 Mars 2020
16:44
Denis Hakanaj
back button

Atletico Madrid, para pezullimit të kompeticionit për shkak të Coronavirus, ka arritur të eliminojë nga Champions League kampionët në fuqi të Liverpool-it.

Paraqitja e Colchoneros nuk është pëlqyer nga Klopp, i cili ka kritikuar ekipin e Simeone-s për një lojë mbrojtëse. Kundërpërgjigjja ka ardhur nga Kieran Trippier.

“Ne kemi shkuar atje me një plan dhe e kemi vënë në praktikë. Njerëzit kanë idenë se jemi një skuadër mbrojtëse, por mendoj se ky mendim bazohet kryesisht te loja që kemi bërë kundër Liverpool-it”, ka thënë Trippier për Mirror.

“Nëse shkon atje dhe luan hapur, atëëherë do të humbësh 6-0, nuk e di çfarë prisnin njerëzit. E dinim se do të pësonim një rënie për shkak të intensitetit të lartë: janë dashur më shumë se 100 minuta, por kemi fituar 3-2. Njerëzit mund të ankohen sa të duan, por ne kemi menduar se ishte e domosdoshme në atë mënyrë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit