Triumf i bukur, vajzat kuqezi mposhtin Lituaninë në Air Albania

11 Shkurt 2020
17:51
Eraldo Harlicaj
back button

Shqipëria U-16 e femrave ka fituar ndaj homologëve të tyre nga Lituania me rezultatin 3-1. Sfida e luajtur në “Air Albania” nuk kishte zhurmën e ndeshjeve të rëndësishme të ekipeve kombëtare, apo atyre të kampionatit shqiptar, por sërish fali emocione të bukura. 

Vajzat tona shënuan plot 3 herë ndaj kundërshtarëve të tyre. Iliadhi zhbllokoi rezultatin në minutën e 31′, ndërsa Qosja me dy gola i vuri vulën ndeshjes. Ajo shënoi në minutën e 39′ dhe 51′. Takimi u ndjek nga shumë sportdashës që donin të mbështesnin vajzat tona. Sfida u zhvillua në kuadër të UEFA Development Tournament. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit