Triumf spanjoll në pistën e Aragon, Rins korr suksesin e parë sezonal

18 Tetor 2020
19:01
Gentian Spiri

Piloti spanjoll Alex Rins me Suzuki fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Spanjës, zhvilluar në pistën e Aragon. Ky është suksesi i parë sezonal për Rins.

Në vendin e dytë u klasifikua spanjolli Alex Marquez me Honda, në podiumin e dytë radhazi. Ai është vëllai i kampionit të botës në Moto GP, Marc Marquez.

Ndërsa i treti u rendit spanjolli tjetër Joan Mir me me motorin tjetër Suzuki, që në këtë garë ishte protagonist. Pra, një podium tërësisht spanjoll.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme të MotoGP, pas kësaj gare kryeson spanjolli Joan Mir, me 125 pikë. Ai ka 10 pikë më shumë se francezi Fabio Quartararo (Yamaha Petronas), që sot zhgënjeu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit