Triumfi në botëror, Meta dhe Rama urojnë peshëngritësin Briken Calja

11 Dhjetor 2021
9:40
Telesport
back button

Peshëngritësi Briken Calja e mbylli aventurën e tij në Kampionatin Botëror (Tashkënet, Uzbekistan) me 3 medalje: 1 të artë në shkëputje dhe dy të argjendta (një në shtytje dhe një në dygarësh). Ai ishte protagonist absolut në peshën 73kg, ku garoi edhe Erkand Qerimaj (i katërti).

Ky triumf ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët. Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Faceboo, shkruan: “Urime peshëngritësit tonë të shkëlqyer të rekordeve historike, Briken Calja, fitues i 1 medalje ari dhe 2 argjendi, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes! Një sukses madhështor i tij, që na bën krenar të gjithëve!”.

Edhe Kryeministri Edi Rama ka shkruar për këtë suskes historik të shtangës shqiptare: “Briken Calja, talenti me vullnet të hekurt, meriton sot një përulje me respekt, sepse ia doli të ngjitet në majën e botës pa e humbur kurajon e as durimin, në të përpjetën e vështirë dhe të rrëshqitshme drejt majës”.

Urime kanë ardhur edhe nga drejtues të tjerë të sportit shqiptar, që kanë vlerësuar këtë arritje të shtangistit kuqezi në botëror.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit