Triumfoi në Kupën e Shqipërisë, Izmir Smajlaj jep lajmin e keq për fansat

13 Maj 2022
10:41
Telesport
back button

Triumfi në garën e kërcimit së gjati në Kupën e Shqipërisë (u zhvillua dy ditë më parë në Shkodër) i ka kushtuar rëndë atletit Izmir Smajlaj. Shkodrani ka deklaruar në rrjetet sociale se gjatë këtij eventi është dëmtuar rëndë, pasi ka këputur ligamentet, duke u detyruar të operohet.

Ndonëse dola i pari në Kupën e Shqipërisë, kjo garë më çoi në dëmtimin më të madh të karrierës time”, sqaron Smajlaj, kampion i Europës në kërcim së gjati dhe që garon për skuadrën e Tiranës.

Këputje totale të ligamenteve, dhimbje dhe humbje e tërë atyre orë stërvitje intensive për të dhënë një rekord të ri kombëtar. Fatkeqësisht duhet të operohem dhe rikuperimi do të zgjasë disa muaj”, shton më tej atleti shkodran, që nuk pati fat në garën e zhvilluar në shtëpinë e tij.

Jam i sigurt se do të rikthehem shumë herë më i fortë për t’ju nderuar në kompeticione kombëtare e ndërkombëtare. Dua t’ju falënderoj të gjithë tifozëve të shumtë që ishin në stadium, miqve, familjes e trajnerit, që më duartrokitën e qëndruan pranë meje! Nderime e respekt ndaj jush”, shprehet Izmir Smajlaj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit