Triumfon Milwaukee, Denver “leksion” Golden State, humbasin edhe Lakers e Clippers

26 Shkurt 2024
8:16
Telesport
back button

Denver mposhti 119-103 Golden State, një përballje mes ekipesh pretendente në Konferencën e Perëndimit. Niola Jokic protagonist me një “triple double” (32 pikë, 16 rebound, 16 asist), duke i dhuruar fitoren ekipit kampion, mbështetur edhe nga Murray me 27 pikë.

Phoenix, falë një loje të mirë kolektive (4 lojtarë realizuan mbi 20 pikë), mposhti 123-113 Lakers, ndërsa Scramento mposhti 123-107 ekipin tjetër të Los Anxhelosit, atë të Clippers. Për Sacramento u dallua De’Aron Fox, autor i 33 pikëve.

Pa probleme fiton Milwaukee, që mundi 119-98 Philadelphia, sfidë ku diferencën e bëri Antetokounmpo, me 30 pikë e 12 rebound. Fiton edhe Oklahoma, që mundi 123-110 Houston, sfidë ku Shai realizoi 36 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Philadelphia – Milwaukee, 98-119

Phoenix – Lakers, 123-113

Indiana – Dallas, 133-111

Washington – Cleveland, 105-114

Golden State – Denver, 103-119

New Orleans – Chicago, 106-114

Houston – Oklahoma, 110-123

Atlanta – Orlando, 109-92

Utah Jazz – San Antonio, 128-109

Portland – Charlotte, 80-93

Clippers – Sacramento, 107-123

Lajme të tjera

Lajmet e fundit