Trofetë e Boris Becker dalin në ankand, tenisti refuzon t’i dorëzojë

23 Tetor 2020
8:24
Telesport
back button

Te nisti gjerman Boris Becker është thirrur për të dalë për një gjykate në Londër, pasi është akuzuar se nuk ka dorëzuar dy nga trofetë që ka fituar në grand slam të Wimbledon. Ato dy trofe duhej të kishin dalë në ankand në mënyrë që Bceker të shlyente borxhet që kishte.

Në vitin 2017, tenisti ka deklaruar falimentimin, por asokohe ai refuzoi të dorëzonte trofetë që kishte fituar në karrierën e tij. Becker doli i pafajshëm pak kohë më parë edhe pse u akuzua për evasion fiskal, pasi kishte fshehur një pasuri me vlerën e 1.3 milionë dollarë dhe llogari të ndryshme bankare.

Gjithsesi, procesi për trofetë do të nisë në shtator të vitit të ardhshëm, në Londër ku dhe jeton. Në rast se konsiderohet fajtor rrezikon disa vite burg. Për momentin tenisti është lënë i lirë me kusht

Lajme të tjera

Lajmet e fundit