Trofeu “Gamper” / Superliga, boshti PSG-Roma dhe ECA; zbulohen arsyet e refuzimit të Barçës

29 Qershor 2022
12:15
Alfred Lleshi
back button

“Corriere dello Sport” zbuloi sot se do të kishte qenë Nassel Al-Khelaifi, personi që i kërkoi Romës të heqë dorë nga trofeu “Gamper” më 6 korrik. Ky është kompeticioni historik i verës së Barcelonës.

Pas zgjedhjes befasuese, e cila mahniti dhe zemëroi katalanasit, qëndron boshti gjithnjë e më i ngushtë midis Friedkins dhe të fuqishmit Nasser Al-Khelaifi, president i Paris Saint-German dhe ECA (Shoqatës Europiane të Klubeve).

Kjo lëvizje e sheikut nga Katari padyshim duhet të “përkthehet” si pjesë e luftës kundër treshes rebele të Superligës së Europës (Juventus, Real Madrid dhe Barcelona), që ende e mbajnë në sirtar ëndrrën e një kompeticioni ndryshe nga Champions-i.

Nuk është për t’u habitur që skuadra e Xavit nuk ka plane miqësore me ekipet e tjera evropiane, përveç “rebelëve” Juventus dhe Real Madridi. Refuzimi i Romës për të marrë pjesë në trofeun e lartpërmendur është pra një mesazh shumë i saktë në këtë drejtim.

“Lufta e ftohtë” e ECA ndaj treshes së Superligës po përshkallëzohet, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës Europiane se kush ka të drejtë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit