Trofeu “Kopa”, emra surprizë në “Top 10” e të rinjve më të mirë në Botë!

21 Tetor 2019
22:39
back button

France Football ka publikuar edhe 10 kandidatët për fitimin e trofeut “Kopa”, që i jepet lojtarit më të mirë U-21. Mbajtësi i këtij trofeu është Kylian Mbappe, por ky i fundit nuk është i përfshirë, së bashku me Kluivert, i cili vitin e shkuar ishte i treti në renditjen e të rinjve më të mirë.

De Ligt, Joao Felix apo Jadon Sancho shihen si favoritët kryesorë, teksa ka edhe emra surprizë si Andriy Lunin. Kai Havertz shihet si kandidat gjithashtu, por edhe Vinicius. Emrat e tjerë janë, Moise Kean, Matteo Guendouzi, Samuel Chukwueze dhe Kang-In Lee.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit