“Trolli” i ditës, portieri i vetëofrohet falas Tiranës pas gafave të Abibit

14 Maj 2019
16:16
Eraldo Harlicaj
back button

Tirana humbi 2-1 në derbi ndaj Partizanit në një ndeshje jetike në shumë drejtime, që nga lufta për mbijetesë e deri te krenaria e qytetit dhe mbështetja e tifozëve. 

Heroi i ndeshjes ishte Erald Çinari me dy golat e tij, ndërsa antagonisti i sfidës ishte Alessio Abibi. Portieri i bardhebluve gaboi rëndë në të dy golat e kryeqytetasve. Në golin e parë nuk priti një top qendror, ndërsa në rrjetën e dytë bëri një dalje krejtësisht të gabuar. 

Në faqen zyrtare të Tiranës, portieri i Egnatias Elton Maksuti, la një koment ironizues dhe me nota humori për klubin bardheblu: "Për Zotin, vij unë portier 1 vit pa pagesë"– shkruan ai, duke ironuzuar paraqitjet e Abibit. Ky i fundit vështirë se do të vazhdojë me bardheblutë, pas paraqitjeve të bëra.    

Lajme të tjera

Lajmet e fundit