Tronditet Barcelona, titullari i rëndësishëm refuzon rinovimin!

25 Mars 2020
19:04
back button

Barcelona është tronditur jo pak së fundmi dhe kjo gjë nuk ka të bëjë me Coronavirusin dhe ndalesën e futbollit. Bëhet fjalë për Marc Andre Ter Stegen.

Gjermani ka refuzuar rinovimin e kontratës që i ka paraqitur klubi katalanas. Lajmin e bën të ditur “Bild”. Prestigjiozja gjermane shkruan se Ter Stegen ka refuzuar ofertën e bërë nga Barcelona, që i ka paraqitur një pagë prej 6.5 milionë eurosh në sezon plus bonuset.

Kontrata aktuale e portierit është e vlefshme deri në verën e vitit 2022. Ky refuzim i bërë nga Ter Stegen ka ngritur shumë hipoteza rreth të ardhmes së tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit