Tronditet Barcelona, ylli i ekipit “nën thikë”. Katër muaj jashtë fushave

1 Dhjetor 2021
15:06
Alfred Lleshi
back button

Lajm i keq për Barcelonën, për trajnerin Xavi dhe akoma më shumë për Sergi Roberton. Futbollist spanjoll, siç njofton klubi katalanas, do t’i nënshtrohet një operacioni në Turku të Finlandës, në përpjekje për të zgjidhur problemin e dëmtimit të rektusit të femorisit të këmbës së djathtë. Barcelona nuk jep kohë të caktuar rikuperimi, por sipas “Mundo Deportivo”, lojtari rrezikon mungesë prej rreth 4 muajsh.

Ja njoftimi për shtyp i Barcelonës:
“Lojtari i ekipit të parë, Sergi Roberto, do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim për dëmtimin e muskujve ‘rectus femoris’ në kofshën e djathtë. Procedura do të kryhet nga Dr. Lasse Lempainen në Turku të Finlandës, nën mbikëqyrjen e stafit. Pas operacionit, klubi do të lëshojë një njoftim të ri për shtyp.

Këtë sezon, pavarësisht dëmtimit të tij, Sergi Roberto ka luajtur 12 ndeshje për Barçën, 9 në La Liga dhe 3 në Champions League. Ai shënoi në ndeshjen e parë të kampionatit, në fitoren 4-2 ndaj Real Sociedadit në ‘Camp Nou’ dhe në fitoren 2-1 ndaj Getafe, gjithmonë në shtëpi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit