TRONDITET BAYERN! Dy titullarë të tjerë humbin ndeshjen e kthimit ndaj PSG

8 Prill 2021
19:37
Telesport
back button

Lajmet e këqija nuk kanë fund për Bayern Munchen. Si të mos mjaftonin humbja e mbrëmshme ndaj PSG dhe mungesat e Leëandoëski apo Gnabry, ditën e sotme janë konfirmuar edhe dy lojtarë të tjerë që do të mungojnë në ndeshjen e kthimit.

Sipas mediave gjermane, Niclas Sule dhe Leon Goretzka e kanë të pamundur të rikthehen në kohë për të luajtur në ndeshjen e kthimit. Të dy lojtarët vuajnë nga një tërheqje muskulore dhe do t’i duhen të paktën 2 apo 3 javë për t’u rikthyer.

Sule dhe Goretzka u larguan që në pjesën e parë nga loja në sfidën ndaj PSG, me Bayern që tashmë i vështirësohet akoma më shumë çështja e kualifikimit me kaq shumë mungesa.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit