Tronditet Bayern Munich, operohet prej problemeve në zemër ylli i bavarezëve

17 Shtator 2021
14:47
Alfred Lleshi
back button

Kingsley Coman nuk gjen qetësi. Këtë herë lëndimet, ato që shpesh e detyruan të ndalet gjatë karrierës së tij të shkurtër, edhe pse tani nuk kanë të bëjnë fare me të. Përkundrazi, ka të bëjë me një problem të vogël të zemrës, të hasur kohët e fundit nga ish-lojtari i Juventusit.

Kjo u zbulua nga Julian Nagelsmann, trajneri i Bayernit, gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes kundër Bochum: “Kingsley Coman u operua dje. Ai kishte rrahje shumë të ulëta të zemrës, një problem të ritmit kardiak. Ndonjëherë kishte gulçim. Kjo është arsyeja pse zgjodhëm këtë procedurë, duke i bërë një elektrokardiogramë afatgjatë. Të martën ai do të bëjë sërish stërvitje kardio dhe nuk do të qëndrojë larg skuadrës më shumë se një javë e gjysmë ose dy javë”.

Një problem i madh për Coman, i cili ka luajtur shumë pak këtë sezon. Vetëm 40 minuta në Bundesliga, një segment i Superkupës së Gjermanisë kundër Borussia Dortmund, shumë pak kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, siç specifikoi Nagelsmann, problemi i zemrës së Coman rezultoi të ishte mjaft i vogël. Kthimi i tij në stërvitje, dhe më pas në fushë, mund të ndodhë që në fillim të tetorit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit