Tronditet Champions-i, dy futbollistë të Atletico Madridit me Covid-19

10 Gusht 2020
9:21
Alfred Lleshi
back button

Siç mëson “AS”, dy pozitivët me koronavirus, të njoftuar nga Atlético Madrid të dielën pasdite, janë futbollistë. Klubi “rojiblanco” kërkon intimitet në këtë drejtim, duke mos dhënë emrat përkatës. Në dhomën e zhveshjes së madrilenëve besojnë se mund të ketë më shumë raste me Covid-19, ndaj kanë pritur me ankth deri sot, kur të marrin rezultatet. Të dy profesionistët janë izoluar në shtëpitë e tyre përkatëse.

Sapo Atlético Madrid të ketë njohuri për rezultatet, do të kontaktojë UEFA-n për të parë se çfarë hapash duhet të ndjekë për ndeshjen e Champions-it kundër Leipzig, e fiksuar të luhet të enjten e ardhshme në Lisbonë. Spanjollët duhej të fluturonin këtë të hënë, në orën 08:00 të pasdites, për në kryeqytetin portugez, por e kanë shtyrë për të martën. Plani ishte të stërviteshin të martën në mëngjes në kompleksin e Benfica, në Seixal, dhe të mërkurën të punonin në “José Alvalade”. Atë ditë, në prag të sfidës çerekfinale të Champions-it, skuadra do të kryejë testet më të fundit të PCR. Por, tani, gjithçka është pezull…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit