Tronditet Dele Alli, sulmohet dhe kërcënohet me thikë nga hajdutët

13 Maj 2020
22:09
Denis Hakanaj

Dele Alli është kërcënuar me thikë dhe është goditur dhe kërcënuar me thikë nga disa hajdutë që kanë hyrë në shtëpinë e tij të mërkurën.

Sipas Daily Mail, mesfushori i Tottenham është goditur në fytyrë, por  nuk ka pësuar dëmtime serioze.

Dy burra kanë arritur të hyjnë në banesën e Alli në veri të Londrës pak pas mesnatës dhe kanë kërcënuar lojtarin e kombëtares angleze.

24-vjeçari është i zioluar aktualisht me vëllanë e tij, Harry Hickford, dy prindërit e tyre dhe një shok.

Alli ka pësuar një dëmtim të lehtë në fytyrë, me dy hajdutët që kanë marrë objekte  të ndryshëm si bizhuteri dhe orë.

Një burim ka thënë për The Sun:

“Dele ishte akoma zgjuar duke luajtur bilardo me gjashtë shokë kur hajdutët kanë hyrë në banesë. Ai u godit në fytrë nga një nga hajdutët. Një nga shokët e tij provoi të reagonte dhe u godit gjithashtu”.

“Ishte një eksperiencë e tmerrshme për të gjithë dhe Dele është tornditur shumë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit