Tronditet ekipi i Serie A: pjestari i stafit dyshohet për koronavirus, pezullohet stërvitja!

27 Maj 2020
17:25
Telesport
back button

Një rast “i dyshimtë me koronavirus” në stafin e Bologna ka bërë që të ndërpritet urgjentisht stërvitja. Vetë klubi ka dhënë lajmin, duke shpjeguar që në ekzaminimet dhe testimet e fundit të cilave u është nënshtruar skuadra, dyshohet se një person pjesë e klubit mund të jetë i infektuar.

Në rast se ditën e nesërme, pas analizave të detajuara dhe testimeve të dyta, do të kinfirmohej kjo hipotezë, atëherë e gjithë skuadra do të përfundonte në karantinë. Sakaq, stërvitjet do të vazhdojnë me grupe të ndara dhe jo bashkë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit