Tronditet Holanda, mbrojtësi qëllohet për vdekje në makinë

19 Shtator 2019
10:46
Eraldo Harlicaj
back button

Ish-lojtari i Burton Albion, Kelvin Maynard, është qëlluar për vdekje në Amsterdam ka bërë të ditur policia holandeze. 32-vjeçari u gjet i vdekur në makinën e tij dhe vrasësit lëvizën me një motor të tipit “scooter”. Vrasja e tij konsiderohet si një sulm i mirëfilltë mafioz.

Policia po punon për zbardhjen e autorëve, ndërsa ngjarja ka shokuar jo pak Holandë. Ish-mbrojtësi u dërgua në spital, por nuk ia doli që t’i shpëtonte plagëve. 

Lojtari vazhdonte të luante në kategorinë e pestë holandeze, ndërsa karriera e tij nuk u ngjit kurrë në maja, duke luajtur gjithmonë në kategori të ulëta. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit